Vijon të rritet bilanci palestinezëve të vrarë nga përplasjet me ushtrinë izraelizite në Rripin e Gazës dhe territoret e tjera të banuara nga myslimanët.

Aktualisht numërohen mbi 53 të vrarë dhe rreth 2400 të plagosur, sipas zyrtarëve palestinezë. Ky është bilanci më i përgjakshëm në kufi që prej vitit 2014. Sipas Amnesty International mes viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Rreth 35 mijë vetë u përpoqën shkatërrojnë barrierat kufitare, në të ashtuquajturin “Marshim të përvitshëm të Madh të Rikthimit” ku këtë herë protestohej kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, i njohur zyrtarisht nga SHBA-të si kryeqytet i Izraelit. Ishte pikërisht ai momenti kur degjeneroi përleshja mes protestuesve dhe ushtrisë. E ashpër kundërpërgjigja e ushtrisë izraelite, me të shtëna armësh por edhe sulme nga ajri.

Në ceremoni përuruese të ambasadës amerikane në Jeruzalem mori pjesë vajza e presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Presidenti amerikan e përshëndeti përmes një mesazhi zhvendosjen e ambasadës.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se SHBA-të e kanë humbu tashmë rolin e ndërmjetësit në Lindjen e Mesme. Ndërsa krerët e Al Kaedës lëshuan një deklaratë të fortë duke bërë thirrje për “Luftë fetare”.

Tv Klan