Autoritetet në Kroaci kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur sot në mëngjes ku humbën jetën 10 persona, pasagjerë nga Kosova.

Mediat vendase raportojnë se numri i të plagosurve ka shkuar në 45 dhe po vijon ende operacioni për nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar krerët më të lartë të shtetit dhe po punohet intensivisht për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të plagosurve.

Ndërkohë në Kosovë kanë reaguar Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, të cilët u kanë shprehur ngushëllimeve familjarëve të viktimave./tvklan.al