Vijon të rritet bilanci tragjik i viktimave si pasojë e zjarrit masiv që rrafshoi rajonin e Atikës në Greqi. Aktualisht numërohen 85 viktima mbi 200 të lënduar dhe qindra të zhdukur. Situata e shqiptarëve të plagosur mbetet e njëjtë. Shqiptari Viktor Cenko rreth 60 vjeç, me origjinë nga Narta ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ambasada shqiptare në Athinë konfirmoi për TV KLAN se Cenko, ka djegie të shkallës së tretë në mbi 85 % të trupit. Në zonën e Matit raportohet edhe për 2 shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të konfirmuara zyrtarisht janë gjithashtu edhe trajtimet në spital të një 64-vjeçareje nga Berati dhe dy fëmijëve të vegjël, që kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burime jo zyrtare flasin edhe për dy gra me origjinë shqiptare që rezultojnë të zhdukura.

Tv Klan