Prodhuesit e miellit: E pashmanshme, pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Rritja e çmimit të bukës me 10 lekë në disa furra të vendit është një vendim individual i tyre. Megjithatë ky shtrenjtim do të jetë i pashmangshëm për të gjithë tregun për shkak të rritjes së çmimit të miellit me 5 Lekë për kg. Këtë e pohon kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, teksa sqaron për Tv Klan se gjithçka vjen si rrjedhoje e rritjes se çmimit te grurit ne tregjet ndërkombëtare.

“Çmimi i miellit ka qenë rreth 50 Lekë në furrë pak muaj përpara, dhe momentalisht shkon tek 55 Lekë. Por pritet që edhe kjo të ndryshojë sepse të dhënat tregojnë këtë gjë. Vjet çmimi i importit të grurit ka qenë 220 Dollarë, kurse për momentin është 350 Dollarë dhe shigjetat janë ende për sipër”.

Arsyet sipas tij janë rënia e prodhimit të shteteve të mëdha prodhuese, dhe ndryshimet klimatike.

“Kjo ka ardhur për arsye klimatike dhe se shtete si Rusia, Amerika dhe Kanadaja prodhuan rreth 20 milion ton më pak grurë. Në fillim te gushtit kompanitë e mëdha të importit nuk shitën 1 javë.”

Me shqetësim sheh edhe rritjen e çmimit të nënprodukteve të tjera të grurit.

“Momentalisht çmimi i makaronave është rritur me 100% dhe kjo në të gjithë botën. Nëse përpara ka qenë 200 – 300 euro toni i grurit për makarona, sot është rreth 600 Euro dhe nuk është e thjeshtë ta gjesh. Ko sepse Kanadaja prodhoi 50% më pak”.

Për Haxhiymerin edhe pse pak të realizueshme, zgjidhjet janë 2, që shteti të krijojë rezerva gruri për të amortizuar çmimin në treg apo të bëhet përshkallëzim i TVSH për importin e tij.

Tv Klan