Çmimet në Turqi po njohin vetëm rritje, duke prekur edhe produktet më esenciale, veçanërisht atë të  bukës. Qytetarët turq po përballen me vështirësi të mëdha pasi rritje çmimi ka thuajse në çdo artikull.

Furrat në qytetin e Ankarasë po i shesin artikujt e tyre më shtrenjtë, por për shumë qytetarë që konsumojnë bukë çdo ditë, kjo rritje çmimesh është e papranueshme.

“Jam pa fjalë. E vetmja gjë që mund të bëj tani është të qesh. Buka është rritur me 30 për qind, por më kanë rritur pensionin vetëm me 5 për qind. Dhe ka shumë mundësi që çmimi i bukës do të vazhdojë të  rritet përsëri Vitin e Ri.”

Lira, monedha turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë që inflacioni vjetor arriti në pothuajse 20 për qind në tetor.

Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e çmimit të bukës reflekton zhvlerësimin e lirës dhe rritjen e dollarit amerikan në tregjet e konsumit.

Klan News