Sanksionet e SHBA dëmtojnë ekonominë iraniane

Rritja e papritur e çmimit të benzinës bëri që të nisnin protestat në të gjithë Iranin.

Qeveria njoftoi se çmimi i benzinës u rrit me 50% ditën e premte. Rritja e çmimit u reflektua pasi autoritetet reduktuan në masë subvencionimet për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA, të cilat mesa duket kanë ndikuar negativisht në ekonominë e Iranit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, “IRNA”, njoftoi se në vend kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Të premten në mbrëmje, qytetarët sulmuan një depo karburanti dhe u përpoqën t’i vënë zjarrin. Policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit.

Në Mashhad, qyteti i dytë më i madh në Iran, dhjetra protestues bllokuan rrugët duke braktisur makinat e tyre në mes të trafikut. Sipas masave të reja të qeverisë, shoferëve u lejohet të blejnë 60 litra benzinë në muaj. Një litër kushton 0.13 Dollarë, dhe për çdo sasi shtesë atëherë tarifa dyshohet.

Përpara këtyre masave që u ashpërsuan si pasojë e sanksioneve amerikane, drejtuesit e mjeteve mund të blenin 250 litra në muaj dhe 1 litër kushtonte më pak se 0.13 Dollarë.

Qeveria iraniane thotë se të ardhurat që do të përfitohen nga heqja e subvencionimit të benzinës, do të përdoren për t’u dhënë asistencë familjeve me të ardhura të ulëta. /tvklan.al