Muaji Qershor i këtij viti shënoi rënie të eksporteve shqiptare drejt vendeve të tjera me 6.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë më parë. Ndërsa në krahasimin e bërë me bazë mujore, në raport me Majin e këtij viti, eksportet shënuan një rritje me 10.1%.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Sipas Instat, përsa i përket importeve shifrat flasin të kundertën. Importet e mallrave që vijnë nga jashtë kanë njohur rritje me bazë vjetore  me afro 4.1%, ndërsa me bazë mujore njohur ulje me 1.6%.

Hendeku mes importeve dhe eskporteve ka bërë që deficiti tregtar në Qershor të rritet me afro 3.6 mld lekë ose  14.4% krahasuar me Qershorin 2015.

Shqipëria ka eksportuar më pak nga grupet: Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, Materiale ndërtimi dhe metale dhe lëkurë dhe artikuj prej tyre.

Vendet me të cilat Shqipëria ka patur zbehje të eksporteve janë Kosova me 36,2 %, Maqedonia me 9,9 % dhe Spanja me 80,3 %.

Tv Klan