Të rinjtë kanë shfaqur interes të lartë për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid muajt e fundit. Sipas specialistes së programit të vaksinimit në ISHP, Iria Preza rreth 27% e grupmoshës 18-24 vjeç janë imunizuar me dy doza.

Edhe në rang kombëtar rreth 48.5% e moshave mbi 18 vjeç i kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid. Specialistët rekomandojnë që dhe gratë shtatzëna të vaksinohen që të jenë më të mbrojtura.

Duke qenë se jemi në sezonin e gripit, interes të madh ka pasur edhe për vaksinën antigrip.

Edhe fëmijët 12-18 vjeç me frenim të imunitetit mund të vaksinohen me miratimin e prindit ose kujdestarit në çdo pike të caktuar.

Klan News