Mjekët e shpjegojnë me frikën nga mutacioni Delta

Qarkullimi i variantit Delta në Shqipëri dhe rritja e numrit të të infektuarve me këtë mutacion, ka sjellë rritje të kërkesës së qytetarëve për kryerjen e tamponëve. Mjekja Bruna Toçila thotë se në qendrën shëndetësore nr. 10  gjatë një ditë kryhen afërsisht 40 teste për Covid.

“Ka një rritje të numrit të të infektuarve edhe për shkak të qarkullimit të variantit delta. Afërsisht kryhen rreth 35-40 teste për Covid nga personat e  dyshuar”.

Qytetarët që dyshojnë se anë prekur nga Covid, po shfaqin shenjat e  mutacionit Delta. Por fatmirësisht shumica janë negativ. Vetëm 1 person rezulton aktiv me Covid.

“Shfaqen me rrufë, dhimbje koke, me temperaturë 37, 37-5. Aktualisht në të gjithë qendrën është vetëm 1 i prekur me Covid”.

Në Shqipëri janë mbi 400 raste aktive pozitiv me Covid. Shumica të prekur nga varianti delta. Ndërkohë që afro 33 % e popullsisë rezulton e imunizuar nga Covid.

Tv Klan