Në Korrik të ardhurat nga doganat 170 milionë euro

Shqiptarët kanë rritur konsumin për cigare, kafe dhe birra të ndikuar edhe nga turizmi, Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave vetëm për muajin Korrik të ardhurat nga doganat kapin shifrën e 170 milionë euro.

Kjo shifër më e larta në 30 vitet e fundit vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për mallrat kryesore të konsumit.

Gjatë muajit Korrik është rritur zhdoganimi i mallrave të akcizës, kryesisht nga sasia rekord e konsumit të cigareve prej 277 ton, kafesë rreth 600 ton dhe birrës rreth 12,250 mijë litra.

Vetëm muajin e kaluar të ardhurat nga doganat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lekë. 775 milionë lekë më shumë krahasuar me planin e rishikuar. Ndërkohë që krahasuar me Korrik 2021 janë realizuar rreth 2,5 miliardë lek më shumë ose me rritje me rreth 14,4%.

Vetëm 7 muaj  e parë të këtij viti 7 mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lekë të ardhura ose rreth 5,5 miliardë lek më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7-mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lek më shumë ose rreth 20,4% më shumë.

Tv Klan