Bankat ulin normat e interesave për huatë në lekë

Në muajin Prill kredia e re për ekonominë arriti në 17.2 miliardë lekë, duke u rritur me 55% krahasuar me Marsin e këtij viti, periudhë që pësoi rënien më të madhe të aktivitetit kreditues gjatë viteve të fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i huave të dhënave ndaj biznesit dhe individëve mbetet sërish i ulët po të krahasohet me një vit më parë, por sistemi bankar në prill ka reflektuar një zbutje të moderuar të interesave për të gjithë zinxhirin kreditues: si për individët edhe për bizneset.

Bizneset morën kredi me një normë mesatare prej 6.01% në Prill, nga 6.37% që ishte interesi në Mars, ndërsa për individët, interesat pësuan një rënie të konsiderueshme në masën 1.51 pikë përqindje.

Të dhënat tregojnë se dy sektorët, të cilët kanë marrë kredinë më të madhe janë ai i tregtisë, shëndetësisë dhe industrisë përpunuese. Portofol të madh kredie rezulton të jetë edhe për ndërtimin, por shifrat rezultojnë të ulëta krahasuar me mesataren historike të kredisë për këtë degë.

Shumica e huave të kërkuara janë për kapital pune nga biznese të cilat gjendura në vështirësi likuiditeti, dhe 5 miliardë lekë, janë tërhequr në formën e overdraftit.

Kredia ka ngecur për individët, duke rezultuar me tkurrje krahasuar me marsin, ndërsa është ulur pesha e financimit të huasë për blerje banesa. Në muajin Prill nuk është dhënë asnjë kredi për hapjen e bizneseve të reja, ndërsa është ulur huaja për aktivitetin e të vetëpunësuarve.

Tv Klan