Numri i të vdekurve në Spanjë prej koronavirusit po rritet me shpejtësi. 24 orët e fundit në shtetin iberik janë konfirmuar 233 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1326.

Spanja ndodhet pas Iranit, Kinës dhe Italisë. Shteti ynë fqinj të premten shënoi rekordin më të zi që prej shpeërthimit të koronavirusit, ku në 24 orë u shënuan mbi 600 viktima.

Numri i të vdekurve në total shkoi në 4.032 duke kaluar edhe Kinën. Me ritme të shpejta COVID-19 po vazhdon edhe në SHBA, Francë dhe Gjermani./tvklan.al