Shifrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me pandeminë e koronavirusi vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme.

Atje kanë humbur jetën në total 7 403 persona. Ndërkohë SHBA-ja është vendi i parë në botë për numrin e lartë të të infektuarve, 277.533 të tillë.

50 787 persona vijojnë të jenë në terapi intensive në gjendje kritike për jetën. Gjithsej në Amerikë janë shëruar 12 283 persona.

Në të gjithë botën janë infektuar mbi 1 milion persona nga koronavirusi. Prej tyre kanë humbur jetën mbi 60 mijë persona./tvklan.al