Kthimi i 65 mijë personave shihet si rrezik për vendin

Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në Serbi me koronavirus duke çuar numrin në 103 raste të konfirmuara. Kjo e bën kryesuese këtë shtet në rajon, por ende pa viktima. Policia i ka ndarë 25 mijë veta në vetëizolim. Alarmi i gjendjes së jashtëzakonshme ka nxitur diasporën të kthehen në shtëpi dhe deri më tani kanë arritur mbi 65 mijë persona që autoritetet i shohin si rrezik potencial për shtrirjen e virusit. Masat do të jenë të rrepta për ata që nuk e respektojnë vendimin.

“Për mua si kryeministre nuk kam asnjë fije dyshimi që masat kanë qenë të domosdoshme. Për mua dhe presidentin kjo është përgjegjësi dhe ne e kemi marrë atë”.

Aeroporti i Beogradit është mbyllur për trafikun ndërkombëtare dhe aty më nuk ka asnjë pasagjerë. Masat e reja të qeverisë kanë zbrazur qytetin pasi qytetarëve u dukeshin të tepruara apelet. Kompanitë e dezinfektimit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit pas fillimit të orës policore dhe ndalesës totale për dalje pas orës 20:00. Në rrugë kanë ngelur pak njerëz dhe kryesisht në shërbim.

Autoritetet serbe shpresojnë për ndihmën nga Kina që pritet të arrijë deri në fundjavë. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, krenohet me organizimin e spitaleve pasi thotë se Serbia është e gatshme, por duke respektuar udhëzimet mund ta kaloj virusin që shifrat çdo ditë i çon drejt numrave më të mëdhenj. Ushtria ka ngritur kampe karantine për ata që do të vijnë përkundër rregullave.

Tv Klan