Rritet në 321 numri i viktimave në Sri Lanka

Rritet në 321 numri i viktimave në Sri Lanka

12:00 23/04/2019

Bilanci i viktimave të sulmeve të shumëfishta terroriste të së dielës së Pashkëve Katolike në Sri Lanka vijon të rritet.

Autoritetet thonë se aktualisht përllogarisin 321 të vrarë dhe mbi 500 të tjerë të plagosur. Në Kolombo kanë nisur edhe ceremonitë e para mortore, teksa flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Për të parandaluar sulme të tjera, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa numri i të arrestuarve për lidhje me ekstremistët islamikë ka arritur në 40.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT