Kuli: Asnjë në terapi intensive, janë kryesisht foshnje

Covid-19 ka nisur të prek masivisht fëmijët. Në shërbimin e pediatrisë infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore por rriten ndjeshëm. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e këtij shërbimi Gjeorgjina Kuli thotë se 5 fëmijë janë shtruar vetëm në fundjavë.

Ajo çfarë ndryshon në këtë periudhë nga fillimi i pandemisë është që intensiteti i shtrimeve është shtuar, pra nëse ne kishim raste të komplicacioneve por kishim ritëm të shtrimeve 2 ose 4 shtrime në javë, ne vetëm në këtë fundjavë janë shtruar 4, 5 fëmijë me komlikacione që mendohet se është Delta. Momentalisht kemi 11 fëmijë të shtruar”.

Shumica e të shtruarve në shërbimin e pediatrisë infektive janë bebe të sapolindura, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në kujdesin intensiv.

Ajo që vihet re janë foshnjet e vogla kemi nga mosha 2 muaj deri ne 2 vjeç. Rrallë kemi fëmijë të rritur, gjë që ishte ndryshe nga koha e mëparshme kur ishin fëmijët e rritur të shtruar për komplikacione të ndryshme… shumicën e rasteve e kemi pasur me dominime të traktit tretës, nuk kemi asnjë në terapi intensive asnjë me suport oksigjen, por me problem të ndryshme kemi”.

Ekspertët tashmë nuk kanë parashikime të sakta se çfarë pritet të sjell vjeshte dimri edhe për të vegjlit. Ata argumentojnë se dalja e varianteve të reja i ka thyer barrierat duke e bërë të vështirë parashikimin, por ata janë të mendimit se vaksinimi i të rriturve dhe respektimi i masave mbrojtëse mund të parandalojnë përhapjen e infeksionit.

Tv Klan