Rritet numri i grave që ndërrojnë jetë nga konsumimi i tepërt i alkoolit


Rritet numri i grave që ndërrojnë jetë nga konsumimi i tepërt i alkoolit

19:22 27/08/2020

Sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se një numër i madh i grave po vdesin për shkak të dëmeve që shkakton në mëlçi konsumimi i tepruar i alkoolit.

Sipas ekspertëve, hendeku në nivelet e vdekjeve midis burrave dhe grave është ngushtuar në mënyrë dramatike gjatë dy dekadave të fundit.

Studimi tregoi se vitet e fundit një në tre femra ndërron jetë nga sëmundja e mëlçisë, krahasuar me 1 në 4 femra në vitin 1999.

Shqetësim mbetet rritja e grave të reja midis moshës 25 dhe 34 vjeç. Ekspertët shprehen se  njerëzit janë duke pirë më shumë alkool në kohë stresi. /tvklan.al



Të ngjashme