Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ditët e festave të fundvitit, kanë shtuar radhët edhe në zyrën e martesave në bashkinë e kryeqytetit. Nga 250 martesa të celebruara gjatë gjithë muajit Dhjetor, 60% e tyre janë celebruar vetëm dy ditët e fundit dhe në këtë fluks martesash, ku çiftet lidhin së bashku fatet e jetës së tyre, në 80% të rasteve, njëri nga bashkëshortët është me kombësi të huaj.

Kështu vajzat shqiptare që lënë atdheun drejt një shteti tjetër, për t’u martuar janë shtuar. Në vendin tonë, vitet e fundit rastet e martesave me shtetas të huaj kanë qenë të shumta. Vetëm vitin që shkoi 45% e të gjitha celebrimeve vjetore ishin të tilla./tvklan.al