Khalifa Haftari i cili filloi fushatë për të kontrolluar kryeqytetin e Libisë, Tripoli, dhe dështoi në fund të 14 muajve, për të mbyllur mungesën e burimeve njerëzore, gjihnjë e më tepër kërkon ndihmën e bandave rebele, grupeve milice që akuzohen për gjenocid si dhe mercenarëve të huaj nëpërmjet Rusisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Lideri i forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, u përpoq të përfitonte nga mungesa e pushtetit pas tentativës për grusht shteti i vitit 2014 në Libi. Haftari në fillim të vitit 2019, pas marrjes nën kontroll të rajoneve jugore, me mbështetjen e forcave të jashtme vendosi në synim Tripolin.

Rajoni i Tripolit, pjesa më jetësore e Libisë, është shtëpi e institucioneve ndërkombëtare si dhe e përfaqësive diplomatike. Mbi gjysma e popullsisë jeton në Tripoli, kryeqyteti tregtar dhe zyrtar i vendit.

Përderisa Kombet e Bashkuara (OKB) bënë përgatitje të gjata për “Konferencën e Dialogut Kombëtar”, Haftari disa ditë para konferencës, me një hap të papritur më 4 prill 2019 urdhëroi sulm ndaj Tripolit dhe shtyu vendin në një spirale të re të dhunës.

Haftari duke marrë nën kontroll kryeqytetin synoi që të marrë administratën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) me forcë, e cila njihet si përfaqësuese legjitime e Libisë nga OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.

Por, pasi ishte i pasuksesshëm në arritjen e fitores së “shpejtë dhe të qartë” të premtuar pas 14 muajsh, gjithmonë kishte nevojë për burime njerëzore që të mund të vazhdojë luftën kundër ushtrisë libiane.

Haftari, grupin që e drejtonte e emëroi “Ushtria Kombëtare e Libisë” duke u munduar që ta tregojë si një ushtri zyrtare. Ai synon që t’i mbledhë nën një çati milicitë që i mbledh duke u premtuar si terren dominimi, të ardhura të jashtëligjshme, financim të jashtëm.

Qeveria e Sudanit organizoi operacion ndaj luftëtarëve që shkojnë në Libi

Qeveria e Sudanit, pasi çështja e luftëtarëve sudanezë që shkojnë në Libi erdhi shpeshherë në axhendën e arenës ndërkombëtare, në operacionet e fundit arrestoi 122 luftëtarë që ishin në përgatitje për të shkuar në Libi.

Në muajin janar ishte zbuluar se një kompani private e sigurisë “Blackshield” e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), mbështetësi kryesor i Haftarit në aspekte financiare, politike dhe ushtarake, sudanezët i ka punësuar me premtimin se do të punojnë në kompaninë e sigurisë në EBA. Pasi sudanezët e kundërshtuan këtë dhe u kthyen në vendet e tyre, kishte shpalosur përpjekjet e EBA-së për rekrutim të mercenarëve nga Sudani për Haftarin.

Rritet numri i mercenarëve sirianë nga radhët e regjimit të Assadit

Ndërkohë, vjen informacioni se Rusia ka rritur përpjekjet për dërgimin e mercenarëve nga rajonet e kontrolluara nga regjimi i Assadit në Siri në drejtim të Libisë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, Rusia, mbështetëse e regjimit në Siri ka përshpejtuar punimet për të përforcuar me mercenarë të rinj sirianë radhët e Haftarit në Libi.

Rusia, milicitë “Shabiha” të regjimit në qytetin Deir ez-Zor në kufirin me Irakun si dhe grupet e huaja të mbështetura nga Irani, brigadat Fatemiyoun, Zainabiyoun dhe të Kudsit, shumica prej tyre sirianë, 300 luftëtarë i dërgoi në Libi duke i paguar nga 1.000 deri 1.500 dollarë në muaj.

Në mesin e luftëtarëve në fjalë gjenden edhe me origjinë nga Irani dhe Afganistani.

Mercenarët, për trajnimet e duhura para se t’u bashkohen milicive të Haftarit, dërgohen në pikat ushtarake ruse në Latakia.

Në mesin e mercenarëve të dërguar nga Rusia në Libi, gjenden të paktën 8 ish-pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, që më pas u bashkuan me Brigadën e Kudsit, pasi arritën “pajtim” me regjimin dhe u kthyen në Deir ez-Zor.

Mendohet se numri i mercenarëve që Rusia i dërgoi në radhët e Haftarit nga Siria është rreth 2.000

Ekspertët për përcjelljen e trafikut ajror bëjnë të ditur se avionët e pasagjerëve dhe kargo të aviokompanisë “Cham Wings”, e cila është në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të lidhjes me regjimin e Assadit, duke u nisur nga Siria ka ateruar në bazat ushtarake ajrore dhe aeroportet në zonat e Haftarit.

Në front luftojnë mijëra mercenarë të grupit Wagner

Në mesin e grupeve të mercenarëve që intervenimi i tyre në Libi kritikohet më së shumti është kompania Wagner, e Yevgeny Prigozhin i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, i njohur me nofkën “shef” se ka menaxhuar punën e ushqimeve në Pallatin e Kremlinit.

Wagner njihet me mbështetjen e dhënë ndaj grupeve separatiste në lindje të Ukrainës dhe aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë nga Rusia si dhe mercenarëve në Siri, Ukrainë dhe vendet afrikane.

Sipas lajmit të Bloomberg në SHBA, të bazuar në raportin e ekspertëve të OKB-së, pjesëtarët e kompanisë ruse të sigurisë e afërt me Kremlinin, Wagner, vazhdojnë aktivitetet e mbështetjes për Haftarin në Libi.

Thuhet se 1.200 mercenarë të Wagner, që nga viti 2018 janë duke vazhduar aktivitetet e tyre në linjën e frontit në mënyrë aktive, prej të cilëve 39 janë snajperistë.

Elementet ruse, me anë të mbështetjes teknike dhe operacioneve në terren drejtpërdrejt mbështet puçistin Haftar.

Prania e Wagner në Libi gjithnjë e më e dukshme

Prania e mercenarëve Wagner, të cilët pas hyrjes në zonën konfliktuale në Libi kanë kthyer balancën në favor të Haftarit, një kohë të gjatë kishte qëndruar si një pretendim.

Por, pas humbjeve që milicitë e Haftarit pësuan, mijëra mercenarë të Wagner, bashkë me armët e tyre të rënda dhe ushtarëve të blinduar nga linjat e frontit në kryeqytet ishin tërhequr nën kontrollin e Haftarit, pamjet të cilat zbuluan aktivitetet e tyre në Libi.

Në muret e shtëpive të civilëve në Libi, që filmoi AA, nga të cilët milicitë e Haftarit u tërhoqën, ishin shkruar shënime në gjuhën ruse si dhe libra dhe produkte me origjinë ruse, që konfirmonte praninë e Wagner në Libi.

Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë (NOC), autoriteti i vetëm përgjegjës për nxjerrjen, përpunimin, shpërndarjen dhe eksportin e naftës në Libi, në një deklaratë rishtazi, kishte njoftuar se mercenarët e Wagner kishin hyrë në fushën e naftës Sherare në jug të vendit, një fushë ku prodhimi ka ndaluar. NOC shpërndau pamje dhe audio-inçizime të pranisë së Wagner në këtë fushë.

Më tutje, NOC, para disa ditësh gjithashtu ka bërë të ditur se mercenarët e huaj kanë hyrë në portin e eksportit të naftës Sidra në lindje të vendit dhe se janë në përpjekje për të shndërruar këtë vend në zonë ushtarake.

AFRICOM, komanda qendrore e SHBA-së në Afrikë, nga ana tjetër duke publikuar pamjet satelitore se Rusia ka dërguar avionet “MiG-29” dhe “Su-27” në Libi, njoftuan mundësinë se këto avionë ushtarakë do të përdoren nga mercenarët e Wagner.

Milicitë famëkeqe të Janjaweed nga Darfuri

Forcat paramilitare Janjaweed, të akuzuar për gjenocid në luftën e brendshme në Darfur në perëndim të Sudanit, theksohet se janë në radhë të parë pranë Haftarit.

Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha, duke theksuar se Haftari i ka dhënë EBA-së bazë në vend, tha se luftëtarët e huaj Wagner, milicitë Janjaweed dhe rebelët nga Çadi në front luftojnë së bashku.

Prania e lutëtarëve nga Darfouri në Libi ka reflektuar në raportet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjithashtu tërhiqet vëmendja se aktorët rebelë jo-shtetërorë nga Darfuri, të cilët kanë arritur deri tek më shumë armë dhe burime në Libi, po kryejnë aktivitete të tregtisë së armëve dhe trafikim i qenieve njerëzore.

Përkundër urdhrit të arrestit të GJNP-së, Haftari promovon Warfally-n

Selefistët ekstremë të Madkhalismit, mbrojnë idenë se duhet bindje ndaj udhëheqësit dhe pranojnë Arabinë Saudite si udhëheqës. Prandaj luftojnë pranë Haftarit të mbështetur nga Rijadi.

Më i spikaturi në mesin e grupeve selefiste të armatosur është Batalioni Nida, i udhëhequr nga Mahmoud al-Warfally, ndaj të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhër-arresti për shkak se ka kryer krime lufte. Haftari, vitin e kaluar përkundër vendimit të GJNP-së, Warfally-n e kishte promovuar nga major në nënkolonel.

Warfally akuzohet për ekzekutim jashtëgjyqësor të dhjetëra personave me sy të mbyllur të cilët i ka filmuar. GJNP ka dy urdhër arresti ndaj tij.

Milicitë Kaniyat në Tarhuna ku u gjetën varreza masive

Ushtria libiane më 5 qershor çliroi qytetin Tarhuna si një nga qendrat e milicive të Haftarit për operacione dhe furnizim ndaj Tripolit.

Pasi ushtria hyri në qytet, në spitalin dhe në lokacione të ndryshme u gjetën qindra kufoma.

Por, pamja e frikshme në qytet doli në pah pasi Departamenti i Vrasjeve pranë qeverisë libiane filloi hetime. Në kuadër të hetimeve ishin gjetur varreza masive.

Në qytetin Tarhuna në lokacionin Ar-Rabt ishin gjetur kufoma dhe mbetje të 30 personave.

Milicitë Kaniyat të akuzuar me aktivitete joligjore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, në kohën kur sundonin mbi Tarhuna, ishin akuzuar se kanë shënjestruar pa asnjë dallim fiset dhe familjet që i shihnin si kundërshtarët ose opozitarë. /AA