Ministria e Shëndetësisë Shqiptare ka dhënë alarmin se numri i pacientëve të prekur nga turbekulozi sa vjen e po rritet. Për këtë problem, specialistë nga Mininistria po hartojnë një projekt të ri lufte ndaj kësaj sëmundje që të jetë sa me rezultative. “DOC” quhet strategjia e re pilot që do të zbatohet nga mjekët kundër turbekulozit. Kjo strategji konsiston në zbulimin e 75 % të të sëmurëve që mbartin bacilin e turbekulozit dhe 85% e tyre të shërohet plotësisht. Strategjia e re do i këtë fillesat së pari në Sanatoriumin e Tiranës dhe atë të Shkodrës pasi në këto dy qytete, numri i të sëmurëve të prekur nga kjo sëmundje është më i madh. Në rast se mjekët e familjes hasin në pacientë me shenjat e para të turbekulozit, duhet t’i drejtojnë menjëherë pranë spitaleve për mjekim intensiv.

Pamje Ministria e Shëndetësisë, pamje Sanatoriumi mjekë, pacientë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj