Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rreth 130 është numri i personave, përdorues të drogës në rrethin e Elbasanit. Këto të dhëna vijnë nga zyra e antidrogës, në drejtorinë e policisë së këtij qarku. Një rol të madh në identifikimin e tyre, përveç agjentëve antidrogë, kanë luajtur dhe familjarët e përdoruesve të drogës.

Kontigjenti më i madh i përdoruesve, i takon njerëzve me probleme sociale, si familje të braktisura etj. Ndërsa pjesa tjetër rreth 30 vetë, i takon nxënësve të shkollave dhe studentëve. Një pjesë e përdoruesve të drogës janë bërë burim i kriminalitetit. Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan, kërkohet ngritja e institucioneve të rehabilitimit, të domosdoshme për t’i rikthyer këta njerëz në jetën normale./tvklan.al