Dhjetë nga të lënduarit e aksidentit të tmerrshëm në autostradën Shkup-Tetovë janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Për jetë janë duke luftuar dy pacientë me Qendrën e Urgjencës në Shkup – ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili ka zhvilluar një vizitë në repartet ku trajtohen të lënduarit.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut: Nga numri i përgjithshëm i pacientëve gjashtë gjenden në repartin për mjekim intensiv. Tek dy pacientë gjatë ditës së djeshme është kryer ndërhyrje kirurgjikale. Për momentin gjendja e tyre është e qëndrueshme. Tek një paciente e moshës 20-vjeçare do të bëhet edhe një ndërhyrje kirurgjikal. Mjekët do të vendosin se si do të vazhdojë trajtimi i këmbës së saj dhe ka mundësi që t`i amputohet.

Siç informoi Prokuroria Publike, intensivisht po punohet për konfirmimin e të gjitha detajeve për shkaqet e aksidentit. Janë tubuar dhe kontrolluar dokumentet e udhëtimit, celularët e udhëtarëve të cilët gjithashtu do të dërgohen për ekspertizë. Ekipe të Fakultetit të Makinerisë i kanë bërë edhe kontrollet e para të autobusit. Ai ka qenë i vjetër 18 vite dhe i regjistruar në Janar të këtij viti.

Prokuroria ka kërkuar edhe dokumentacionin e plotë të kompanisë “Durmo Turs” rreth lejeve për transport publik, mirëmbajtjen, numrin e udhëtarëve dhe  relacionet në ditën kritike. Në mënyrë plotësuese do të kontrollohet nëse gjatë udhëtimit ka shfrytëzuar celularin. Ndryshe, në qytetin e Gostivarit sot është zhvilluar ceremonia mortore e nëntë viktimave.

Tv Klan