Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Vetëm brenda muajit Nëntor në QSUT të sëmundjeve të mushkërive janë diagnostikuar dy pacientë të mushkërive të infektuar nga AIDS. Sëmundja shkakton dobësim të imunitetit çka shfaqet shpesh me turbekuloz apo ftohje të rënda. Sipas profesor Perlat Kapisyzit, në pak kohë në këtë spital, janë diagnostikuar 12 raste të gjendjes së rënduar në mushkëri, për shkak të sëmundjes së AIDS.

Perlat Kapisyzi:- “Thuhet që deri në 80% të sëmurëve me SIDA janë të sëmurë nga turbekulozi dhe 50-60% e tyre vdesin nga infeksioni turbekular. Rasti i fundit ishte një paciente, e cila kishte herë pas here kishte dalë jashtë shtetit. Kryesisht janë dy kategori është një kategori të cilët kanë qenë jashtë shtetit dhe ky është grupi më i madh i këtyre sëmundjeve. Një grup më i vogël është që nuk kanë dalë jashtë shtetit, por kanë pasur marrëdhënie seksuale jo normale me partnerë të pasigurtë”./tvklan.al