6 viktima në 24 orë, humb jetën dhe një 22-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1543 testimet e kryera, janë evidentuar 113 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 11 399 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi.

Numri total i viktimave shkon në 517 pasi janë regjistruar edhe 6 viktima të tjera, në mesin e tyre edhe një 22-vjeçar nga Shkupi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se 22-vjeçari ka patur sindromën Daun dhe se në gjendje të rëndë shëndetësore, nga 16 Korriku, ka qenë i shtruar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Nëpër covid-spitalet e Maqedonisë së Veriut raportohet për 380 pacientë të shtruar, prej të cilëve 53 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore me oksigjeno terapi apo të kyçur në respiratorë.

Ndryshe, sot në Shkup me ndihmën e OBSH-së është hapur Qendra për veprime në kushte të epidemive, që do të sigurojë informacione të centralizuara në kohë reale, ndjekjen e situatave, raportimeve dhe këshillave për veprime në raste të situatave të jashtëzakonshme që lidhen me shëndetin publik. 

Tv Klan