Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Edhe këtë Shtator, shkollat private do të jenë më të shumta në numër. Shqipëria një vend i varfër, ku shkollat private me tarifa të larta gjithnjë e më shumë gjejnë zgjerim. Nëse një vit më parë Ministria e Arsimit licencon 26 të tilla në 11 rrethe të vendit, sivjet deri më sot 23 shkolla private e kanë marrë lejen për këtë aktivitet dhe 21 të tjera presin miratimin e Ministrisë së Arsimit.

Tirana mban numrin më të lartë të shkollave fillore, 8-vjeçare dhe të mesme private. Në bazë të dokumentacionit që paraqesin, Ministria e Arsimit iu jep licencë, vetëm shkollave që janë laike. Ndërsa kërkesave për hapjen e shkollave fetare, lejen e jep kryeministria. Pasi është vënë re dokumentacioni që plotëson kushtet e ministrisë, kjo e fundit ka të drejta. Shefi i kabinetit Vaso Qano sqaron:

Vaso Qano:- “Me hapjen e institucionit privat, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka për detyrë të ndjekë realizimin e programeve të këtyre shkollave, prandaj kemi të drejtë të bëjmë një inspektim në këto shkolla, për të kontrolluar përmbajtjen dhe efektivitetin e përmbajtjes dhe të përgatitjes së nxënësve në këto shkolla jo publike. Shkollat private kanë të drejtën të ndryshojnë pagesat e tyre sipas problemeve që kanë ato përkatëse”.  

Tarifat për ndjekjen e shkollave private vendosen nga vetë shkollat. Në këtë mënyrë vërtet paguan më shumë, por prindërit mendojnë se kanë bërë një investim për të ardhmen./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti