Numër rekord të shtruarish me Covid në spitale

Ka shënuar sërish rritje kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Nga 847 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan pozitiv 153 persona, pjesa më e madhe e tyre i përket kryeqytetit.

61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë”.

4 pacientë humbën jetën duke e çuar në 316 numrin viktimave nga koronavirusi që prej nisjes së pandemisë.  

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar”.

Në dy spitalet Covid situata paraqitet e rëndë, pasi të dielën u shënua një numër rekord të shtruarish.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”. 

Mbi 6000 pacientë janë shëruar nga nisja e pandemisë, ndërsa vijojnë të mbeten 3833 raste aktive në të gjithë vendin. 

Tv Klan