Tirana dhe Shkodra me numrin më të lartë

Tirana dhe Shkodra vijojnë të evidentojnë raste me Covid-19. Mes 17 rasteve të reja këtë të shtunë, 10 janë në Tiranë dhe 3 në Shkodër.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast”.

Në vendin tonë numri i të infektuarve ka arritur në 433, por afro gjysma e tyre janë shëruar.

Sinkron Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 197.

Vetëm 60 të prekur po marrin ndihmë mjekësore në dy spitalet Covid, 6 janë të intubuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar”.

Shefja  e shërbimit infektiv thotë se në pavion ka pacientë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

“Mes të prekurve janë edhe 16 fëmijë, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur shenja klinike”.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 23 qytetarë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti dhe hipertensioni.

Tv Klan