Rritet numri i të infektuarve me Covid-19




Rritet numri i të infektuarve me Covid-19

15:53 02/07/2022

671 persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 1943 testime që janë kryer.

366 raste pozitive janë në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh. 

Janë 3,685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.  /tvklan.al











Të ngjashme