16 raste të reja në 24 orët e fundit. 32 mjekë të infektuar

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 259 këtë të mërkurë. Epidemiologët vijojnë të hetojnë kontaktet e rasteve të konfirmuara nga të cilët 16 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

“Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.  Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”.

Në spital vijojnë të marrin trajtim të specializuar 79 pacientë.

“7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”.

67 të sëmurë janë shëruar plotësisht nga të cilët 13 janë mjekë të Tiranës dhe Durrësit. Ka shkuar në 32 numri mjekëve të prekur. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemike në ISHP tha në një lidhje me edicionin e lajmeve në Tv Klan, se pavarësisht masave të marra edhe mjekët nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Tomini tha se dhe edhe anëtarët e Task Forcës të prekur nga virusi janë në gjendje të stabilizuar dhe ndodhen të izoluar në banesat e tyre. Deri tani nga koronavirusi në Shqipëri kanë ndërruar jetë 15persona.

Tv Klan