Besohet se rastet mund t’i kenë kaluar 100 me gjithë mohimet nga ana e autoriteteve në Nepal

Covid-19 e ka çuar në 100 numrin e alpinistëve të infektuar në Malin Everest. Sipas asaj që raporton The Guardian numri i të prekurve mund të jetë edhe më i lartë nga çfarë raportohet.

408 alpinistëve të huaj u është dhënë leja për të ngjitur në Everest këtë sezon. Zyrtarët alpinistë nepalezë kanë mohuar të ketë pasur ndonjë rast aktiv këtë sezon midis alpinistëve dhe stafit mbështetës në të gjitha kampet bazë të vendit. Alpinizmi u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Disa alpinistë kanë raportuar se kanë rezultuar pozitiv pasi ishin kishin qëndruar prej ditësh në kampin bazë Everest. Në fund të prillit, një alpinist norvegjez u bë i pari që doli pozitiv në kampin bazë Everest. Ai u dërgua me helikopter në Kathmandu, ku u kurua dhe më vonë u kthye në shtëpi.

Nepali po përjeton një rritje të virusit, me një numër rekord të infeksioneve të reja dhe vdekjeve. Javën e kaluar Kina anuloi ngjitjen nga ana e saj e malit Everest për shkak të frikës se virusi mund të përhapet nga ana nepaleze. Nepali aktualisht ka regjistruar 505,643 infektime dhe 6,153 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Klan News