Zgjerohet harta me Mirditën, 17 qytete të prekura

Zgjerohet harta e qyteteve të prekura nga COVID-19 në vendin tonë, duke përfshirë edhe Mirditën. Deri tani 17 rezultojnë me raste pozitiv për koronavirus. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve.

Zgjerimi i hartës, është shoqëruar edhe me rritje të numrit të personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. 212 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19.

6 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në repartin intensiv në pavijonin infektiv në QSUT. Fatmirësisht listës së të shëruarve i janë shtuar edhe dy mjekë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Të shëruarit që kanë rezultuar negativ në dy testet e kryera për Covid-19, duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera të vetëkarantinuar në banesë.

Tv Klan