6 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus, mes të cilëve edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një çerdhe në Angli, ka bërë të ditur në konferencën e fundit për shtyp Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. 

Është shënuar edhe në Gostivar rasti i parë me koronavirus.

Siç ka njoftuar ministri Filipçe janë duke u testuar edhe 35 persona tjerë, rezultatet e të cilëve do të dalin ditëve në vazhdim.

Tv Klan