178 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar në 2 spitalet Covid në vendin tonë.

Burime zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë thanë se janë 178 të shtruar nga të cilët 18 ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negative me anë të tamponit.

Tv Klan