Autoritetet në Australi thanë se një tjetër persona ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë bregdetin lindor të këtij vendi, duke e çuar në 4 numrin e viktimave. Trupi i 58-vjeçarit u gjet në New South Wales të enjten.

Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me mbi 120 zjarre në New South Wales dhe në Queensland.

Tani edhe banorët në perëndim të Australisë janë paralajmëruar për rrethana të rrezikshme.

Disa ish-shefa të zjarrfikësve e akuzuan qeverinë të enjten për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret.

“Gjërat nuk do të përmirësohen nëse udhëheqësit tanë të zgjedhur nuk përballen me këtë çështje dhe nuk i zvogëlojnë emetimet e gazrave“, tha Mike Brown, ish-shef i zjarrfikësve.

Që nga e premtja e kaluar, katër njerëz kanë vdekur dhe së paku 300 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarret në New South Wales. /REL