81 të shtruar, në spital edhe mosha të reja

Humbjet e jetës si pasojë e koronavirusit nuk kanë të ndalur. 2 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën e tyre me virusin duke e çuar në 81 totalin e viktimave që prej nisjes së pandemisë.

“Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë”.

Rastet e reja të të infektuarve vijojnë të shtrihen në disa qytete, por shumica janë Tiranë.

“Janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe”.

Edhe më alarmante bëhet situata në shërbimin infektiv, ku numri i pacientëve të shtruar është rritur dhe çdo ditë aty paraqiten mosha të reja.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, por janë ende aktiv dhe të infektuar me koronavirus 1213 persona të cilët mund të shpërndajnë infeksionin nëse nuk izolohen.

Tv Klan