Fluks hyrjesh në portin e Durrësit dhe doganën e Morinit

Kur ka kaluar pothuajse gjysma e sezonit turistik, numri i personave që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet është rritur ndjeshëm. Në portin e Durrësit në orët e fundit kanë mbërritën 4 tragete nga Bari që sollën 5 mijë pasagjere dhe 1900 automjete.

Për të përballuar fluksin e lartë edhe autoritetet kanë marrë masa pasi policia kufitare ka shtuar sportelet për të shmangur radhët e gjata. Po kështu autoritetet doganorë kanë dyfishuar personelin. Përveç emigrantëve shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendlindje një numër i lartë turistësh të huaj preferojnë Shqipërinë si destinacion.

Sipas autoritetit portual të Durrësit mësohet se prej janarit deri tani gati 300 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe kanë dalë përmes portit të Durrësit. Numër më i lartë i qytetarëve që hyjnë në Shqipëri është regjistruar në Pikën Kufitare të Morinës.

298 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike gjatë muajit Korrik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me strukturat e policisë në këtë pikë kufitare ku iu kërkoi vartësve të tij që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar për qytetarët. Veliu kërkoi kujdes të veçante edhe për patrullimin e kufirit të gjelbër.

Tv Klan