“Përfitojnë 12,120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës, si dhe 3,566 punonjës të Sigurisë në Burgje”

Pagat do të rriten për 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe për 3566 punonjës të Sistemit të Policisë së Burgjeve. Nga Akademia e Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha se në kuadër të planit të rritjes së pagave, drejtuesi madhor do të ketë 48 mijë lekë shtesë, ndërsa për drejtuesin e parë 24 mijë Lekë.

Pjesë e planit për rritjen e pagave janë edhe zjarrfikësit. Kreu i qeverisë tha se për këto kategori pagat do të vijojnë të rriten çdo vit.

Sipas planit të qeverisë, rritje të pagave është parashikuar edhe për funksionarët e lartë shtetërorë. Ajo shkon deri në 90 për qind për deputetët me 297.500 lekë në muaj, mbi 70 përqind për kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin, 339.125 lekë në muaj, së bashku me zëvendësat e tyre, e mbi 80 për qind për ministrat (318.750 lekë në muaj. Paga më e lartë mbetet ajo e Presidentit të Republikës 425 mijë lekë në muaj), e cila rritet me 65 për qind. Skema e re, parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro.

Klan News