Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit duke blerë Euro në tregun e brendshëm e kanë çuar nivelin e rezervës valutore në nivelin e 5.5 mld eurove. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për një zgjerim të kësaj vlere me të paktën 11%, krahasuar me Majin e vitit 2023.
Rezerva valutore e vendit në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita, ndërkohë që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Referuar shifrave, letrat me vlerë arritën në nivelin e 496,2 mld Lekëve, ndërsa depozitat pësuan një rritje të ndjeshme me të paktën 619 mln Lekë krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë raporton se për muajin Maj të këtij viti rezerva e arit arriti në vlerën e 235 mln Eurove, me një rritje prej 18% krahasuar me majin e vitit të kaluar.
Deri në fund të këtij viti, rezerva valutore planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë Euro.
Tv Klan