Shkak kërkesa e madhe e mjeteve të transportit nga dyqanet e shitjeve online

Çmimi i naftës është rritur përsëri duke arritur të njëjtin nivel para se pandemia të përhapej në të gjithë botën. Ndërsa kërkesa për naftë është akoma më e ulët se normalja, ka shpresa për një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë sesa pritej. Rritja e naftës shpesh shihet si një barometër për aktivitetin ekonomik, që ende është duke luftuar me virusin. Ari i zi tani ka arritur 60 dollarë për fuçi duke u rritur më shumë se 50% në muajt e fundit.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi kryesor, ka parë një rritje të fortë. Kontratat të cilat bazohen në çmimin në të ardhmen, janë rritur me 59% që nga nëntori. West Texas Intermediate (WTI), standardi për naftën amerikane, javën e kaluar u rrit mbi 55 dollarë për fuçi për herë të parë në më shumë se një vit. Nxitësi më i madh për ngritjen më të fundit të çmimeve për javën e kaluar është pasi një pjesë e madhe e vendeve kanë rihapur vendet e punës.

Kërkesa është rritur veçanërisht në Azi. Ekspertët e shikojnë një rritje të tillë si mjaft optimiste. Faktorë të tjerë gjithashtu kanë luajtur rolin e tyre për të rritur çmimet, janë përpjekjet e vendeve prodhuese të naftës, veçanërisht Arabia Saudite, të cilat në fillim kufizuan prodhimin. Që kur ranë dakord për shkurtimin e prodhimit në Prillin e kaluar, prodhuesit kanë mbajtur një grumbullim 2.1 miliardë fuçi naftë, duke çuar në uljen e rezervave.

Kriza e koronavirusit ka qenë shkatërruese për industrinë e naftës dhe vitin e kaluar çmimet ranë nën zero me më shumë se një miliard fuçi tepricë. Kërkesa për karburant nga linjat ajrore ka parë rënien më dramatike pasi udhëtimet janë të bllokuara në shumë vende të botës. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, trafiku i udhëtarëve ajror ka rënë në 70%.

Por kërkesa është rritur në zona të tjera. Ndërsa konsumatorët po blejnë më shumë në internet, kjo ka nxitur kërkesën për karburant për të furnizuar kamionët dhe furgonët, së bashku me anijet e ngarkesave dhe trenat e mallrave.

Klan News