Rritet sërish mesatarja – TV KLAN

Rritet sërish mesatarja

Forcohen kriteret për në universitet. Fillon nga 6.5

Rritet mesatarja e pranimit për të gjithë nxënësit që do të fitojnë të drejtën e studimit në vitin akademik 2019-2020. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që gjimnazistët, për të aplikuar në universitet duhet të kenë një mesatare mbi 6.5.

Por nuk do të jenë të përjashtuar për të ndjekur ciklet e studimit profesional 2-vjeçar, pasi për këtë cikël studimi nuk është kusht nota mesatare, madje ky vendim synon diferencimin e studentëve sipas nivelit dhe orientimin e atyre që nuk përmbushin kriteret për në universitet drejt shkollave profesionale.

Fitimi i të drejtës së studimit për degën e Mësuesisë do të bëhet edhe më i vështirë. Nga 7 që ishte mesatarja për të fituar këto degë, tashëm me vendim të Këshillit të Ministrave, mesatarja është 7.5. Në total janë 110 programe studimi Bachelor në Mësuesi që kërkojnë mesatare hyrëse 7.5, prej të cilave 91 janë në universitetet publike, ndërsa 19 programe janë në privat.

Sipas vendimit të qeverisë, nota mesatare për pranimin në shkollën e lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Në vitin akademik 2018-2019 fituan të drejtën për të ndjekur studimet e larta në universitetet publike 22 mijë nxënës të ardhur nga gjimnazet publike dhe ato private.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione