Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Genova. Mediat italiane raportojnë se janë 43 të vdekur. Dy trupa të pajetë u gjetën nën rrënojat e urës së shembur, duke rritur kështu bilancin e viktimave.

Ekipet e kërkim/shpëtimit gjetën trupin e pajetë të njërit prej të zhdukurve. Ai është Mirko Vicini. Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve që ndodhej në spital. Ai është një shofer rumun, Marian Rosca 36 vjeç. Autoritetet nxorrën nga rrënojat edhe automjetin me të cilin udhëtonte një familje, Cristian, Daëna dhe Kristali i vogël 9 vjeç.

Trupat e pajetë të familjes u gjetën mëngjesin e sotëm. Gjatë ditës u krye edhe ceremonia shtetërore mortore për 18 viktima, mes të cilëve edhe për dy shqiptarët. Të pranishëm ishin edhe krerët më të lartë të shtetit, ndërsa sot është shpallur ditë zie kombëtare për Italinë. Kurse familjarët e viktimave të tjerë refuzuan ceremoninë shtetërore.

/tvklan.al