Rritet shpërdorimi i ushqimit

Rritet shpërdorimi i ushqimit

21:57 29/02/2020

Shpërdorimi i ushqimit kthehet në problem të madh për njerëzimin me pasoja zinxhir.

Sipas një studimi të kryer nga Universitetet e Vendeve të Ulëta dhe publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencave ‘Plos One’, rezulton se çdonjëri prej nesh shpërdoron 527 kilokalori ushqim në ditë, dhe jo 237 që mendohej deri më tani.

Nga statistikat e Bankës Botërore, OBSH dhe FAO rezulton se 1/3 e ushqimit të prodhuar hidhet tej dhe nuk konsumohet, pavarësisht se mbërrin në shtëpitë tona. Madje del në pah se në momentin që mundësia ekonomike është mesatare dhe ngrihet, aq më i madh edhe shpërdorimi i ushqimit, raport që stabilizohet në nivelet e larta të pasurisë.

Praktikisht, me atë çka hedhin çdo 4 persona në ditë, mund të ishte ushqyer një i pestë që nuk ka akses. Sipas specialistëve të organizatave më të mëdha botërore, shpërdorimi i ushqimit është një problem që sjell pasoja me efekt domino, veçanërisht mbi mjedisin, pasi pikërisht ushqimi që nuk konsumohet dhe përfundon në koshat e mbeturinave, është përgjegjës për rreth 10% të gazrave të dëmshëm, që janë edhe shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi