Specialistët: Trend rritje edhe për 10 vitet e ardhshme
Viteve të fundit, Shqipëria ka tërhequr përherë e më shumë interesin e të huajve për të bërë biznes. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin 2021 në Shqipëri u regjistruan 5 250 ndërmarrje të huaja.
Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare: Shqipëria është në fokus, minimalisht të paktën për 10 vitet e ardhshme. Investitori i huaj do jetë akoma më shumë në rritje.
Gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja në vend janë me pronësi italiane, pjesa tjetër kryesohet nga Kosova, Turqia, Greqia dhe Gjermania.
Të huajtë janë fokusuar kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe industrisë.
Për ekspertët e ekonomisë, promovimi i Shqipërisë në sektorët e energjisë dhe logjistikës do sjellë një tjetër fokus.
Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare: Shqipëria në veçanti nuk do jetë më vendi i pagës së ulët. Energji, logjistikë ofron ata investitorë serioz, që kanë standard dhe pagë, patjetër do kontribuojnë drejt nivelit të pagave europiane.
Ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët realizuan 18.3% të punësimit në Shqipëri për vitin 2021. Përqindja më e lartë e të punësuarve rezulton në sektorin e industrisë përpunuese.
Tv Klan