Reila-Bozdo-31-Dhjetor

Partia Demokratike ka reaguar edhe sot për rritjen e çmimit të biletës së urbanëve në Tiranë, duke e cilësuar si akt korruptiv.

Sipas demokratëve, kjo është një vjedhje e Kryebashkiakut Veliaj, e cila do t’u kushtojë qytetarëve 5.5 mln dollarë më shumë në vit.

Demokratët thonë se në vend të rritjes së çmimit të biletës me 10 lekë, Veliaj mund t’i kishte kërkuar qeverisë të hiqte akcizën e naftës për transportin publik.

Ka reguar edhe Shoqata e Transportit Qytetas, që kërkoi rritjen në 70 lekë të çmimit të biletës, duke thënë se nuk do ta pranojë vendimin e Këshillit Bashkiak, por duke lajmëruar se është tërhequr nga kërcënimi për të pezulluar shërbimin nga data 1 Janar.

Tv Klan