“Po bashkërendohemi për të kontrolluar tregun”

Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar tregtarët e miellit që të mos përcaktojnë çmime në treg duke u bashkërenduar me njëri-tjetrin. Reagimi erdhi pas një hetimi që autoriteti ka kryer ndaj 5 ndërmarrjeve gjatë vitit 2020-s ku ka konstatuar çmime te paracaktuara. Konkurrenca ka listuar edhe detyrimet që duhet të përmbushin këto ndërmarrje.

“1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi. 2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet. 3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit. 4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve”.

Në rast të moszbatimit të këtyre pikave subjektet do të ndëshkohen me penalitetet përkatëse. Po ashtu Autoriteti i Konkurrencës do të bëjë monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve për një periudhë 1 vjeçare. Reagimi vjen pas një rritjeje të çmimit të bukës në disa furra në kryeqytet.   

Tv Klan