buxhuku

Konfederata e Industrive  ka reaguar ndaj vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për industritë.

Konfindustria thotë se në kushtet e humbjeve që  tejkalojnë 1/3 e vlerës së energjisë së hedhur në rrjet, rritja e tarifave në masën 11 deri në 20 për qind është me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare.

Sipas Konfederatës së Industrive, Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit të energjisë elektrike në rajon, duke rritur kostot e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe duke goditur më shumë fuqinë konkuruese të ekonomisë kombëtare.

Tv Klan