Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur 3 kushte për votën e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e sotme, ku do të diskutohet rritja e çmimit të ujit.

Në deklaratë për mediat, këshilltarja e LSI në Bashkinë e Tiranës, Erion Bixha tha se forca e saj politike do të jetë në krah të qytetarëve.

Për këtë, këshilltarja e LSI u shpreh se: “V

ota jonë në Këshill do jetë sipas këtyre pikave: ndërprerja e lidhjeve të paligjshme dhe favorizimi që u bëhet disa bizneseve; të përjashtohen nga vendimi të gjitha familjet me ndihmë ekonomike si dhe familjet e pensionistëve; çmime të diferencuara për bizneset; fabrikat e birrave, pijeve freskuese, alkoolike, qumështit, mishit, apo hotelet, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafene apo zyra e shërbimit me më pak se 5 punonjës

.

Për shkollat jemi kundër koncesioneve. Nëse këto propozime, nuk merren parasysh, LSI s’do jetë pjesë e vendimmarrjes sot në Këshillin Bashkiak”. 

/tvklan.al