Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek rritja e depozitave në sistemin bankar gjatë përiudhës së pandemisë.

Në një intervistë për emisionin Pro Business në televizionin Klan Plus, Znj Rovena Dubali nga OTP Bank Albanoa tha se të dhënat e kësaj banke për vitin 2020  flasin për trend pozitiv të depozitave duke shënuar një rritje me 9%.

 ‘ Rritja në këto përmasa e depozitave gjatë një viti krize shpjegohet me pasigurinë e lartë që solli pandemia, duke nxitur prirjen për kursim tek qytetaret. Ne situata te krizave, sic ishte Kriza e menjehereshme dhe e papritur COVID-19, efekti i pasigurisë për të ardhmen I shtyn qytetaret te priren edhe më shumë drejt kursimit, dhe ulur më tej konsumin. Studime te ndryshme te bera gjate kesaj periudhe tregojne se një sjellje e tillë konsumatore e individëve evidentohet gjithashtu në shumicën e vendeve të Rajonit dhe të Bashkimit Europian. ‘- thekson Dubali.

Shpesh nga ekspertët dhe analistët ka kritika dhe thonë që Kursimi në depozita nuk sjell përfitime pasi normat e interesit janë të ulta, por Dubali thotë se në OTP BANK pervecse normave te interesave qe jane jane teper konkuruese, ne te shumten e rasteve jane te kombinuara edhe me termat e produkteve.

‘ Aktualisht Banka ka nje oferte promocionale per produktin e depozites 18 mujore, produkt i cili eshte preferuar shume nga klientet.Produkti preferohet jo vetem per afatin e tij, relativisht afat mesem, por edhe per strukturen.Norme interesi qe rritet cdo 6 mujor duke shkuar deri ne 4% per 6 mujorin e trete dhe interesa qe kreditohen ne llogari cdo 6 muaj dhe qe mund te perdoren nga klientet.Gjithashtu klientet kane mundesi te dalin nga skema nese u nevojitet, pa u penalizuar ne interesat e perfituara te 6 mujorit apo 6 mujoreve te meparshem.’

Produkti i ri për fëmijë në OTP BANK

Për Pro Business Znj.Dubali jep detaje të  Produktit më të  ri të disenjuar per kursime teper afatgjata te cilat nuk mund te perdoren per asnje qellim tjeter pervecse per femijen. 

’Kursimet mund te planifikohen nga prinderit per femijet e tyrene mosha te ndryshme , qe te sapolindur e deri ne moshen 15 vjec, dhe qendrojne ne banke deri sa femija te mbushe 18 vjec.Duke qene nje produkt afatgjate ka nje norme interesi shume me te mire se cdo produkttjeter depozite, dhe ofrohet ne te 2 monedhat, leke dhe euro.Klientet te cilet kane nje llogari ne banken OTP, dhe sidomos ata pagamarres, kanemundesine qe nepermjet nje urdheri periodik, te transferojne automatikisht nga llogaria e tyrenje shume te caktuar kursimi ne llogarine e femijes,kursime te cilat me pas mund te perdoren per shkollim apo per cfaredo nevoje qe femija mund te kete kur ai mbush moshen madhore  18 vjec.’- sqaron Dubali nga Otp Bank.

Rritja e depozitave, ekspertet: Sa qarkullojnë keto para ne ekonomi – Pro Business – 31 Maj 2021