“Futbolli duhet të jetë për të gjitha moshat për fajza dhe djem. Nëpërmjet Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë, FSHF po punon për të tërhequr sa më shumë fëmijë dhe të rinj në fushat sportive, por e gjithë puna kërkon një organizim të mirë.”
Presidenti Duka u bëri thirrje anëtarëve të kësaj shoqate që të propozojnë projekte për zhvillimin e futbollit në rajonin e Tiranës dhe federata do të jetë gjithnjë e gatshme për t’i mbështetiuur
Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea prezantoi strategjinë teknike që ka në fokus metodologjinë e punës me futbollistët e vegjël.
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një tur takimesh me të gjitha shoqatat rajonale dhe anëtarët e tyre për të nxitur rritjen e nivelit të lojës së futbollit dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.
Tv Klan