Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha në një konferencë për mediat se nuk pritet që të ketë rritje të inflacionit me rritjen e pagave.

Delina Ibrahimaj: Nuk presim që të ketë rritje të inflacionit nga kërkesa e shtuar nga rritja e pagave. Ne nuk presim një ndikim domethënës në inflacion të ardhur nga kërkesa agregate. Do të shihet sa do të ndiqet ky vendim nga sektori privat dhe ne do të jetë të kujdesshëm. Banka e Shqipërisë do ta monitorojë atë. Nuk presim që të ketë një ndikim.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj tha se edhe pse Parlamenti ka miratuar ligjin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore, pagat e muajit Maj 2023 do të kalojnë siç janë pa ndryshimin me ligjin e ri.

Delina Ibrahimaj: Rritja e pagave që prek ligji për hiearkinë e pagave, i cili u miratua ditën e enjte në Parlament, por edhe rritja e pagave e përgjithshme e të gjithë administratës publike, të cilat, do të zbatohen sapo VKM të jenë të zbardhura./tvklan.al